Festivali i Monodramës “Flas Shqip”, organizuar nga Teatri “Zonja e Bujtinës”, qendra teatrore Naum Shundi, rikthehet në edicionin e dytë. Festivali i dedikohet tërësisht dramaturgjisë shqiptare, ashtu sikurse është ideuar nga themeluesi Naun Shundi, që u nda nga jeta një vit më parë. Drejtuesja e festivalit, Raimonda Shundi thotë: “Për mua dhe për ne si teatër, është e trishtë sepse mungon Naun Shundi, por misioni i tij po vazhdon”.