Top Channel/ Festivali i filmit në Korçë, për 5 ditë janë shfaqur 45 filma
22/09/2024 12:34

Festivali i Filmit të Shkurtër në Korçë ka mbyllur edicionin e 11-të, i cili solli 45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës. Gjatë 5 ditëve në kinemanë e qytetit u shfaqën filmat me metrazh të shkurtër të cilët trajtonin tematika nga më të ndryshmet duke sjellë në vëmendje luftën, emigrimin dhe probleme të tjera sociale. Në natën e fundit juria shpalli dhe fituesit që garonin në 4 disiplina. Me sy të lirë, një film që përcjell natyrën artficiale të jetës bashkëkohore dhe paaftësinë e të përballuarit realitetin u vlerësua si filmi i shkurtër më i mirë "çmimi më i mirë i festivalit i shkon filmit "Naked Eye", një film nga Polonia, i cili kishte elementë fantastikë filmikë, prej të cilëve ne si juri e vlerësuam si filmi më i mirë i këtij festivali. Ne të gjithë ishim në një mendje që ky film e meriton, edhe pse festivali kishte edhe filma të tjerë shumë të mirë por sipas nesh ky film bënte diferencën. Filmi ishte një miksim interesant i groteskut dhe i dramës, gjithashtu kishte një gjuhë shumë të veçantë. Disa nga kompeticionet ishte realisht një debat i madh për të vendosur fituesit sepse siç dihet arti është shijë individuale, por në fund duhet të biem dakord për një film dhe secilin çmim, besoj që kemi bërë më të mirën." "çmimi për filmin më të mirë të studentëve në Festivalin e Filmit në Korçë i shkon një rregjisori të ri nga Lituania. Është vetëm 23 vjeç dhe ka prodhuar një film të mrekullueshëm. Është një situatë si në një teatër dramatik, ku përshkruan historinë e pesë punonjësve ndërtimi. Përmes kësaj, ai tregon shumë për problemet që ka shoqëria jonë, veçanërisht për mënyrën se si të përballemi me të panjohurën. çmimi ndërkombëtar i shkon një zonjushe austriake, e cila ka trajtuar po ashtu probleme të shoqërisë aktuale, emigrimin, me temën e një babai dhe vajzës së tij që duan të emigrojnë në Austri dhe për ta është problem shumë i madh. Filmi është bërë me mënyrën tradicionale austriake, me sarkazëm që ju të qeshni. Mes kësaj tragjedie, ju arrini të qeshni dhe kjo është ajo që e bën të veçantë. Kanë bërë një punë fantastike, e pashë edicionin e kaluar dhe më kontaktuan që të jem anëtar i jurisë. I jap përgëzimet më të mira organizatorëve që e sollën në Korçë festivalin. Është shumë e rëndësishme dhe madje ka kualitetin e vendeve të tjera të botës. Për mua ishte mjaft bukur që të shihja filma shqiptarë sepse ishte diçka e re për mua dhe shumë interesante."

Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43
Top Channel/ “Skampa” nis edicionin e 28-të. Dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor
01/10 15:39
Top Channel/ Përkthimi, ura mes kulturave! Diskutohen sfidat që sjell AI
30/09 20:15
Top Channel/ Vallja dyshe e burrave dhe kostumet myzeqare iu prezantuan të rinjve në muze
30/09 12:30
Top Channel/ Devolli zgjon historinë, kostumet popullore e mjeshtëria e amvisave pushtojnë Bilishtin
30/09 12:29