Tifozët e Feyenoord-it nuk e kanë ndaluar festën në Pedonalen e kryeqytetit, që prej ditës së djeshme kur u mblodhën në zonën e dedikuar për ta. Edhe pse me temperaturat e larta të drekës, holandezët nuk e kanë ndalur festën. Me birra në dorë, të veshur hollë dhe me shumë energji, ata kërcejnë nën ritmet e këngëve apo daulleve në shesh.