Qindra besimtarë bektashianw nga e gjithë Shqipëria, janë ngjitur në vendin e shenjtë të Ballëm Sulltanit, në Njësinë Administrative Martanesh të Bashkisë Bulqizë, për të marrë pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm. Besimtarët ndezën qirinj dhe kryen lutjet e tyre, duke kërkuar paqe, shëndet dhe mbarësi për veten dhe familjet.