Ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s, Reynald Temarii i Tahitit, është akuzuar për korrupsion nga prokurorët francezë që po hetojnë procesin e ofertës së Katarit për Kupën e Botës 2022. Akuza, e para që doli nga hetimi shumëvjeçar, është për korrupsion pasiv dhe u konfirmua nga prokurorët e krimeve financiare të Francës. Temarii, I cili dikur drejtonte Konfederatën e Futbollit të Oqeanisë, u detyrua të largohej në nga detyra në vitin 2010 pasi u implikua në një skandal të shitjes së votave përpara se katari të fitonte të drejtën për të mirëpritur kupën e botës.