Trupat ushtarakë amerikane u futën me helikopterë në kryeqytetinb e Sudanit për të evakuuar stafin e ambasadës nga kryeqyteti i shkatërruar nga luftimet e ashpra mes dy gjeneralëve. Njoftimi erdhi nga Presidenti Joe Biden, ndërsa edhe kombet e tjera po kërkojnë të ndihmojnë qytetarët e tyre t'i shpëtonin luftimeve vdekjeprurëse. Franca të dielën nisi gjithashtu operacione evakuimi nga kombi i Afrikës verilindore, ku luftimet kanë hyrë në javën e dytë.