Diplomatë e shtetas të huaj po largohen me urgjencë nga Sudani, ky situate është bërë tejet e rrezikshme. Pas Shteteve të Bashkuara e Britanisë së Madhe, edhe Franca, Gjermania, Italia e Spanja kanë larguar njerëzit e tyre. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borell njoftoi se tashmë vendin e përfshirë prej luftimesh të ashpra, e kanë lënë 1.000 shtetas të BE-së.