Europa po përjeton një valë të të nxehti me temperatura përtej normave të muajit maj. Në Francë, agjencia kombëtare e motit paralajmëroi për temperatura 12 gradë më të larta se mesatarja sezonale. Të dielën, një viktimë u raportua gjatë një gare vrapimi në Paris, ndikuar edhe nga i nxhetë. Dhjetë garues të tjerë morën ndihmë mjekësore në spital.