Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen me shpejtësi në Greqi. Madje, sipas raportimit të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, 75 raste të reja janë diagnostikuar brenda një jave, duke e çuar numrin total të të prekurve në 232. Po kështu, është rritur edhe numri i viktimave. Greqia raporton 19 humbje jete deri më tani, kryesisht te personat e moshës 65 vjeç e lart.