Policia ka konfirmuar arrestimin në Francë të Ermal Beqirajt, 44 vjeç, të shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të SPAK-ut. Sipas njoftimit, ndalimi u realizua pas shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Lionit. Beqiraj pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiensit, ku do t’i komunikohet urdhri ndërkombëtar i arrestit dhe do të nisin procedurat për ekstradimin në Shqipëri.