Top Channel/ Erdhi nga Gjermania për festa, humb jetën duke luajtur kalçeto në Vlorë
26/12/2025 19:50

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto të fshatit, një i ri 42-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike. Viktima, me iniciale B.R.,jetonte dhe punonte në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime. Mbrëmjen e djeshme, ai po luante futboll së bashku me bashkëmoshatarët e tij, kur gjatë lojës dyshohet se është goditur fort nga topi në kraharor. Sipas informacioneve paraprake të policisë dhe dëshmive të shokëve që ndodheshin në vendngjarje, pas goditjes 42 vjeçari ka humbur ndjenjat. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës nga shokët e tij, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Mjekët kanë bërë të ditur se i riu ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes, i cili rezultoi fatal. Analiza e 42 vjeçarit është dërguar në Tiranë për autopsi, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të dalin pas rreth tre muajsh, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Specialistët e shëndetësisë ngrenë shqetësimin se raste të tilla po përsëriten gjithnjë e më shpesh, veçanërisht tek moshat e reja nga 40 deri në 50 vjeç. Ata theksojnë se shumë të rinj angazhohen në aktivitete sportive intensive pa kryer kontrolle mjekësore paraprake, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre, veçanërisht sistemin kardiovaskular, çka mund të çojë në pasoja fatale si arresti kardiak.

Top News- Çfarë e shkaktoi gjymtimin e pasagjerëve të aksidentit të autobusit? Prokuroria nuk heton
07/10 18:24
Top News – Inspektorët e BSH kontrolle te Raiffeisen. Zhdukja e parave nga llogaritë e klientëve
07/10 17:49
Top News- Disa prona dhe tokë me kredi/ Pasuria e deklaruar në 2024 e presidentes së re
07/10 17:48
Top News- Me foshnje 4-muajsh dhe fëmijë të mitur. 5 gra të dënuara i kërkojnë GJKKO shtyrje dënimi
07/10 17:33
Top News- Lirohet ‘ushtari’ i Laert Haxhiut. Kristi Bixheku përfundoi dënimin e GJKKO
07/10 17:31
Top News – Me foshnjen në gji në burg. AP: Ligji e lejon! Kushtet në Pojskë, të pranueshme
07/10 17:28
Top Channel/ “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: Deri më tani 32 kredi të miratuara
07/10 16:27
Top News – Kur zhbllokohen fondet IPARD. Qeveria nuk e ka ende një datë, ‘po punojmë me BE’
07/10 16:24
Top Channel/ Doli nga laboratory rus, çfarë është murtaja pneumonike që po shqetëson botën!
07/10 15:56
Top Neës- Me foshnje 4-muajsh dhe fëmijë të mitur. 5 gra të dënuara i kërkojnë GJKKO shtyrje dënimi
07/10 15:43
Top Channel/ Dy vartësit e Belinda Ballukut paraqiten në SPAK, akuza për korrupsion dhe…
07/10 15:42
Top News- Polici dhunohet me shkop bejsbolli! Dy vëllezërit e rrahën për mesazhet me motrën e tyre
07/10 15:40
Top Channel/ QR-kodi çonte në pornografi. Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, kontroll monumenteve
07/10 15:30
Top Channel/ Kontroll blic në burgun Peqin. Hiqen karrige, tenxhere dhe mjete prerëse
07/10 15:22
Top Channel/ Caktohet prokurori për Ardian Hilën. Hard-disku i dëmtuar rëndon pozitat e kompozitorit
07/10 15:22
Top News- Shpopullimi dhe rënia e lindjeve/Gjirokastra & Vlora, ndër rajonet më të plakura në Europë
07/10 14:38
Top Channel/ A është dakord me hartën e re territoriale? Ministri KarakaçI: Pata një diskutim dhe…
07/10 14:30
Top Channel/ Karakaçi: Marrëveshje me Francën për ujësjellësin e Durrësit, 80 mln euro nga BE
07/10 14:30
Top Channel/ “A do të ketë paketë fiskale?”, Ibrahimaj: Proces i zgjatur, presim…
07/10 14:29
Top News – Kur zhbllokohen fondet IPARD? Qeveria nuk e ka ende një datë
07/10 14:29