Top Channel/ Ëndrrat iu prenë në mes! Vrasja e 14-vjeçarit, reagon Dinamo: U prehsh në paqe Martin!
18/11/2024 20:55

Klubi Dinamo ka reaguar pas vrasjes të 14-vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë. 14-vjeçari ishte pjesë e skuadrës U-15, por ëndrrat iu prenë në mes pas një sherri banal me bashkëmoshatarët e tij. Klubi Dinamo shpreh ngushëllimet për adoleshentin. “Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin!”, shkruhet në një njoftim të bërë në Facebook. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik këtë të hënë. Pas mbarimit të mësimit, i mituri humbi jetën për shkak të një konflikti me bashkëmoshatarët me thikë. Policia njoftoi për përfshirjen e tre 14 vjeçarëve në sherrin me fund fatal në një rrugicë 300 metra pas shkollës, por dëshmitarët flasin për një përsëritje të dhunës të nisur që të premten, madje sipas tyre, me numër më të shumtë nxënësish që ziheshin në grup. Nga sherri edhe një tjetër adoleshent është i plagosur dhe gjendet ende nën kujdes mjekësor. Autorët e mitur që dyshohet të kenë ngulur thikën, njëri mësohet të jetë larguar pas ngjarjes për mjekim në spital privat, e tjetri është shoqëruar në polici.

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36