I ngarkuari i posacëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin e sheh si mjaft pozitiv planin e paraqiti nga BE-ja për zgjidhjen e ngërcit të madhe mes Kosovës e Serbisë, madje në këndvështrimin e tij ai paraqet një shans të mirë edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Edhe pse propozimi nuk parashikon që të dyja vendet ta njohin njëra-tjetrën zyrtarisht, ai I shtyn të pranojnë ekzistencën e e dynashme dhe kështu të startojnë një proces të normalizimit, pak a shumë si ai mes Gjermanisë Federale dhe RDGJ-së mbi bazën e marrëveshjes së vitit 1972.