Top Channel/ E-Albania në kolaps! Prej ditësh bizneset dhe individët nuk logohen dot
29/12/2025 20:20

"provojmë për tu loguar dhe akoma nuk ka ardhur një kod. Kemi rreth 10-15. Min qe tentojmë dhe e pamundur" Nga regjistrim i shoqërive të reja në QKB, funksionimi i pjesshëm ose mosfunksionimi fare i sistemit selfcare si dhe një sër sistemesh ndërlidhëse përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë këto problemet më të hasura për bizneset të cilat prej ditësh në këto ditë fundviti kanë mbetur me punët pezull. Edhe qytetarët hasin vështirësi në dokumentacione teksa cdo gjë duhet të kryehet online. "Duhet ta shikojmë në dy këndvështrime ajo përdoret kryesisht dhe nga individët. Dhe aplikimi i emigrantëve për rinovim dokumentash është i pamundur. Me bizneset ka shumë probleme. Sapo e kisha një klient nuk u loguam dot. Sic e shikojmë faqja spo reagon fare. Dhe nisur nga kjo më duhet të bëj mbylljen e vitit deri në 31. Bizneset në momentin që hyn janari duhet të paguajë taks bashkie, të bëj deklarimet në tatime për vitin dhe e ngarkon bizneset pa të drejtë. Jemi gjithë ditën duke punuar dhe skemi asnjë rezultat për punën tonë.” Jo vetëm kontabilistët, ky problem prek edhe profesione të tjera, si ekonomistët, noterët, juristët, avokatet etj. "Edhe ne si avokat ngrejmë shqetësimin në lidhje me e albania. Konkretisht unë kam patur kontakte me biznese të huaja dhe një raat tq fundit kam pamundur ta regjistroj. 4-5 ditët e fundit e pamundur t logohemi apo kryejmë procedura.” Përballë një situate të tillë kolapsi bizneset kërkojnë të merren masa. Por zgjidhja e vetme që arrijnë të marrin është kjo në e-Albania. “Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të realizojë operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj. Ju informojmë se gjatë këtyre proçeseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vështirësi të mundshme që mund të haset në përdorimin e shërbimeve publike online.”

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58