Top Channel/ Dyfishohet mbështetja, Rama: Përfitojnë 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara
20/07/2026 19:41

Kryeministri Edi Rama komentoi Planin Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026-2030, duke njoftuar një masë të re mbështetëse për familjet që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta. Rama bëri të ditur se shteti do të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për nënat dhe kujdestarët e personave me aftësi ndryshe, duke i trajtuar njësoj sikur të ishin në marrëdhënie pune. Sipas kryeministrit, kjo masë synon të mbështesë ata prindër që nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të përkushtimit ndaj kujdesit të fëmijëve të tyre. Rama: Është zgjedhur një nga vendet ku ajo çka dëgjojmë, ajo çka flasim për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të veçanta, është një punë e përditshme, është një përkushtim i përditshëm, me të gjitha vështirësitë, pa diskutim, por edhe me shumë dashuri dhe me shumë shpresë. 4.38 Zgjodhëm këtë vend për të folur pak më gjerë sesa thjesht dhe vetëm çfarë mund të diskutohet lidhur me këto qendra, lidhur me ndërmarrjet sociale, po për të prekur edhe atë që para pak javësh, qeveria realizoi: dyfishimin e mbështetjes për të gjithë fëmijët që janë me aftësi të veçanta. Ishte bërë një kohë e gjatë që mbështetja për këta fëmijë ishte bërë e pamjaftueshme. Dhe jo se është e mjaftueshme, s’është asnjëherë mjaft, por ishte bërë realisht e pamjaftueshme, duke pasur parasysh edhe kostot e jetesës, edhe vështirësitë e tjera. Premtuam dyfishimin e mbështetjes për ta dhe jam shumë i lumtur që sot mbështetja për ta është dyfishuar. Nuk janë pak, janë 11 mijë fëmijë edhe më të rinj që do të përfitojnë nga kjo masë. Por, përtej kësaj, kemi marrë dhe një masë tjetër të rëndësishme, që ishte një kërkesë e vazhdueshme dhe nga ju, për kujdestarët, sepse një nënë që i përkushtohet një fëmije me aftësi të veçanta e ka të pamundur të shkojë rregullisht në punë, siç shkojnë nënat e tjera. Dhe, duke qenë se nuk shkon në punë, përballet me problemin e mungesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjë që e cenojnë pastaj padrejtësisht edhe mundësinë për të marrë një pension të merituar nesër apo për të pasur akses në sistemin shëndetësor ashtu si duhet. Kështu që ne vendosëm, po ashtu, që shteti, buxheti i shtetit, t’i paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat dhe për të gjithë kujdestarët, njësoj si ata të ishin në punë. I them këto jo se janë për t’u duartrokitur, megjithëse faleminderit për duartrokitjen, por i them këto sepse është e rëndësishme që ta kuptojnë të gjithë që ne nuk jemi jashtë realitetit, nuk jemi, asnjëherë të pavëmendshëm, për kërkesat e vazhdueshme që vijnë nga grupet shoqërore dhe jemi këtu për të bërë më shumë edhe jo për të fjetur mbi dafinat e arritjeve apo të sukseseve që janë të pamohueshme në shumë drejtime. Dhe, sigurisht, që sot kemi një sistem shumë më të besueshëm, sipas meje, të mbrojtjes shoqërore. Një sistem shumë të besueshëm, sepse është më funksional, është më efikas, është më i shpejtë. Dua ta falënderoj këtu, se s’më ka rënë rasti më parë, drejtoreshën, e cila është një person i përkushtuar edhe ia ka marrë dorën mirë kësaj pune. Por, pavarësisht se tanimë u bë disa kohë që është në drejtim, nuk e ka humbur atë që është kryesorja në këtë, në këtë punë, që është lidhja e afërt me njerëzit që vjen vetëm nga pasion dhe nga dëshira për ta krijuar dhe këtë pasion dhe këtë dëshirë Remja e ka të vazhdueshëm. Thënë të gjitha këto, natyrisht që, siç thotë ajo fjala, e moçme, “Oreksi vjen duke ngrënë”. Natyrisht që çfarë arrihet është diçka që bëhet e shkuar edhe e ardhmja nuk është funksion i të shkuarës. Na duhet e shkuara për të mos harruar nga jemi nisur, se njerëz shumë më të mençur se unë kanë thënë që kush nuk e ka para syve nga është nisur, e ka të pamundur të arrijë aty kudo. Por, nga ana tjetër, jetojmë në një kohë kur nuk mjafton më fare të thuash: “Ore, shiko se ku ishim”, sepse gjithmonë e më shumë njerëzit, në këtë fazë të re të zhvillimit kanë pritshmëri dhe ballafaqohen me pritshmëritë, nuk ballafaqohen me çfarë ishte më përpara. Kështu që unë, me shumë kënaqësi, bashkë me ministren, se me drejtoreshën ju flisni rregullisht, do të dëgjoja çfarëdo qoftë që ju mund të keni dëshirë të ndani me mua dhe me ne. Edhe, dua t’ju them diçka. Nga gjithë eksperienca ime në këto komunikime, mësohet më shumë sesa në të gjitha llojet e bisedave dhe të komunikimeve që mund të bësh me njerëz që punojnë dhe që jetojnë nëpër zyra.

Moti “çmendet”! Sot diell e temperatura të larta, por ja kur mbërrijnë shirat dhe rrebeshet
05/10 15:04
Top Channel/‘Kam ca mesazhe’, Korreshi te ligjet: Tani po na vjen për të dh..rë, Manja: Kujdes me…
05/10 15:02
Top Channel/ Kontrolle të intensifikuara në rrugë, 8 procedime dhe mbi 1 mijë masa administrative
05/10 14:56
Top Channel/ ‘Vazhdoni shikoni ëndrra’, Zegjineja Opozitës: Mbani veshët pas derës dhe përgjoni…
05/10 14:51
Top Channel/ Deisseroth, Hegemann dhe Nagel nderohen për teknikën që aktivizon neuronet
05/10 14:42
Top News – Territorialja, dy socialistë dalin kundër. Braçe e Sinaj nuk miratojnë draftin
05/10 14:33
Top News – Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë/ U kap duke iu shitur drogë nxënësve në Kombinat
05/10 14:32
Top News – Protestë kundër reformës. Bashkitë që shkrihen tubohen para deputetëve te Kryesia
05/10 14:21
Top News – Zhvatën rreth 5 mln euro. Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për grupin e Bruno Çobos
05/10 14:20
Top News – “Lotët e nënës time..”/ U shfaq në videot intime, këngëtarja ‘shpërthen’ ndaj Adi Hilës
05/10 13:58
Top News – Përdhunoi të miturat. Arrestohet 67-vjeçari, ekstradohet nga Brazili
05/10 13:55
Top Channel/ Vrau dy vëllezër në 97’, i ekstraduar nga SHBA mbërrin në gjykatën e Fierit Sokol Hoxha
05/10 13:53
Top News – Shqiptarët harxhojnë me pak energji/ Krahasimi me rajonin, shifrat-Lëmë pas vetëm Maltën
05/10 13:47
Top Channel/ Kapet me mbi 1 kg kanabis dhe kokainë në Kombinat, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
05/10 13:40
Top Channel/ Begaj me magjistratët e rinj: Hetimi i personave me pushtet nuk është më i pamundur
05/10 13:38
Top Channel/ /Bylykbashi: ‘Territorialja’ cenon Kushtetutën dhe interesin qytetar, duhet…
05/10 13:36
Top Channel/ ‘E keni përdhunuar gjykatën’, Strazimiri:Reformë me katër nene vetëm ju mund të bëni
05/10 13:35
Top Channel/ Lojëra fati në lokal, arrestohen 2 persona dhe procedohen 16 të tjerë
05/10 13:35
Top Channel / Vlorë, shtohen degë të reja. “Ismail Qemali” hap programin e Doktoratës në Matematikë
05/10 13:22
Top Channel / Gjirokastra më shumë studentë, maturantët interes për Infermierinë dhe Ekonomikun
05/10 13:21