Një 67-vjeçar i dënuar me 26 vite burgim për abuzim seksual me të mitur është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Artef Lekajn, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të lënë në fuqi nga Apeli. Ai është dënuar për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”.