Shqipëria rezulton ndër vendet me konsumin më të ulët të energjisë në familje për banor në Europë, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024. Konsumi familjar në vend është ndjeshëm nën mesataren e Bashkimit Europian. Me këtë nivel, vendi ynë renditet ndër shtetet me konsumin më të ulët në Europë, duke lënë pas vetëm Maltën.