Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kërkoi integritet, profesionalizëm dhe pavarësi nga brezi i ri i magjistratëve, në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Shkollën e Magjistraturës. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit e cilësoi besimin e publikut si themelin e drejtësisë dhe theksoi se sistemi i reformuar tashmë ka hyrë në një fazë të re, ku sfida kryesore mbetet shndërrimi i reformës në rezultate konkrete dhe një drejtësi më efektive, të pavarur dhe në kohë.