Vijon operacioni policor i koduar “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave. Finalizohet një tjetër fazë e këtij operacioni, vihet në pranga një 35-vjeçar. Sekuestrohen mbi 1 kg kanabis, një sasi kokaine, 3 peshore elektronike, 2 celularë dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike në doza. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacionit “Shkolla të pastra”, si rezultat i punës operative, në Kombinat, në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle, kapën në flagrancë shtetasin A. K., 35 vjeç.