Top Channel/ Greqi, dy shqiptarë në pranga për vr*sjen e polakut: E përfshirë ish-gruaja!
17/07/2025 12:19

Policia greke ka vijuar hetimet për vrasjen e profesorit 43-vjeçar polak, i cili u ekzekutua me gjakftohtësi pasditen e 4 korrikut në Agia Paraskevi të Athinës. Pesë persona janë tani në dispozicion të autoriteteve, dy grekë, një bullgar dhe dy shqiptarë dhe do të çohen në prokurori, ku ish-gruaja e viktimës dyshohet se ka luajtur një rol kyç në krim, e akuzuar si nxitëse, sipas korrespondentit të Top Channel në Greqi, Artur Bibe. Shqiptarët e arrestuar janë Andrea Sherri, 24 vjeç dhe F. Driza, 16 vjeç. Të tjerët të përfshirë janë partneri 35-vjeçar i grekes, i konsideruar si autori natyror dhe një bullgar, të cilët akuzohen për bashkëpunim. Sipas autoriteteve, plani dyshohet se u krijua pas një vendimi gjykate që i lejoi profesorit të merrte fëmijët e tij jashtë vendit. Ish-gruaja, sipas të njëjtave burime, dyshohet se kishte frikë se nuk do t’i shihte më kurrë. Megjithatë, mosmarrëveshja nuk u kufizua vetëm te kujdestaria. Çifti kishte llogari financiare të hapura nga aktiviteti i tyre i përbashkët i biznesit në SHBA. Edhe pse ajo i mohon akuzat, të tjerët e përfshirë thuhet se e kanë rrëfyer dhe kanë zbuluar rolin e saj. Vrasja ishte organizuar në mënyrë metodike. Autori 35-vjeçar kërkoi ndihmë në Nafplio, së pari nga bashkëpunëtori i tij bullgar, i cili e vuri në kontakt me dy shqiptarë. Ata refuzuan të përfshiheshin në ngjarje, por ranë dakord të ndihmonin me transportin, arratisjen dhe ndërtimin e një alibie, në këmbim të 1.500-2.000 eurove, një shumë që, sipas tyre, do të paguhej nga partneri i autorit të krimit. Atentati fillestar ndodhi në Haidari, ku viktima kishte një takim me ish-gruan dhe fëmijët e tyre te një psikolog fëmijësh. Meqenëse nuk kishte kohë ta vriste atje, ai i ngriti një pritë disa orë më vonë në rrugën “Irini”, në Agia Paraskevi, ku do të merrte fëmijët e tij. Atje, ai e qëlloi dhe iku në këmbë. 35-vjeçari dyshohet se e hodhi armën, pistoletë tip “TT” dhe rrobat e tij në kazanët e plehrave, udhëtoi me autobus dhe taksi për në Nafplio për të ndërtuar alibinë e tij, duke ia lënë telefonin celular bashkëpunëtorit bullgar për ta bërë të dukej sikur ndodhej jashtë Athinës. Ngjarja filloi të zbulohej kur policia greke identifikoi makinën me qira të bashkëpunëtorëve të tij nga kamerat dhe i arrestoi ata. Më pas, siç pretendojnë autoritetet, dy shqiptarët filluan ta shantazhonin autorin e krimit, duke i kërkuar 40.000–50.000 euro për të mos zbuluar atë që dinin. Përfshirja e djalit 14-vjeçar të autorit të krimit, i cili, pa e ditur, u përdor si ndërmjetës në komunikimet e çiftit, shkakton gjithashtu një ndjesi të veçantë: atij i ishte dhënë një telefon celular me të cilin dy të pandehurit kryesorë shkëmbenin mesazhe dhe udhëzime.

Top News- Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët, zjarri përhapet drejt kodrave të Gorishovës
17/07 21:25
Top Channel/ Eliminimi i pedagogut në Greqi, mes tyre dy shqiptarë! Akuzohet edhe ish-gruaja
17/07 20:25
Top Channel/ E hedhur në kosh mbeturinash! Gjendet arma që përdori 17-vjeçarja në Vlorë
17/07 20:14
Top Channel/ Kritike situata në Drenovë! Flakët avancojnë drejt kodrave të Gorishovës, pamje me dron
17/07 20:02
Top Channel/ Plas arma në Sarandë, dy vëllezë qëllojnë ndaj dy të rinjve
17/07 19:57
Top Channel/ Eksportet ruajnë qëndrueshmërinë, bie lehtë varësia nga importi
17/07 19:55
Top Channel/ “O Muçi, t’u bëftë Bardha kurban”, rrëfen tregtarja që u bë virale me rigonin pa faturë
17/07 19:53
Top Channel/ Lini mahnit arkeologët! Zbulimi i fundit nga vendbanimi më i vjetër i Evropës
17/07 19:47
Top News- Plagosje e dyfishtë në Sarandë/ Në kërkim dy vëllezërit, njëri me precedent penalë
17/07 19:24
Top Channel/ Plagosje e dyfishtë në Sarandë, shpallen në kërkim vëllezërit e rrezikshëm
17/07 18:31
Top Channel/ Zjarr i madh në Dimal, rrezikohen shtëpitë! Ndërhyjnë edhe helikopterët
17/07 16:42
Top Channel/ Ish-punonjësit e ujësjellësit fituan gjyqin. Gjyqtarja nuk hap rrugën për dëmshpërblim
17/07 15:22
Top News – Ushtarët rusë helmohen me ujë / Operacion i dyshuar sabotazhi nga Ukraina
17/07 15:22
Top News – Shiu më i madh në 120 vjet…Alarm për rrëshqitje dheu, viktima dhe të evakuuar
17/07 15:21
Top Channel/ Eliminimi i 23-vjeçarit për drogë. Të arrestuarit kanë “mbyllur gojën”
17/07 15:20
Top Channel/ “Nuk është Parku siç ka qenë”! Ankesë për degradime të shërbimeve në Tiranë
17/07 15:16
Top News – Sulmet amerikane në Iran dështuan / Raporti: Shkatërruan vetëm 1 nga 3 uzinat bërthamore
17/07 15:02
Top News – Ukraina me qeveri të re / Kryeministrja njofton kontroll të shpenzimeve publike
17/07 15:02
Top News – Bomba gjysmëtonëshe mbi Ukrainë / Putin sulmon qendrën tregtare, të paktën dy viktima
17/07 15:02
Top News – Do mbrojë Kanalin e Panamasë nga Kina/ Ushtria amerikane nis stërvitjet, ‘gati për luftë’
17/07 15:01