Pas nëntë muajsh në det, dëshira e marinarëve amerikanë ishte fare e thjeshtë: ushqim, gjumë dhe ujë. Aeroplanmbajtësja bërthamore “USS Abraham Lincoln”, me rreth 5 mijë persona në bord, u ankorua në Laem Chabang, në veri të Pattayas, duke shënuar ndalesën e parë të ekuipazhit pas 286 ditësh. Qyteti turistik u përgatit prej ditësh për ardhjen e amerikanëve.