Top Channel/ Durrës, muzeu zhvendoset në rrugica, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve
19/05/2021 15:29

Në Durrës, Dita Ndërkombëtare e Muzeve u festua me një festival të muzeut në rrugicë. Me dëshirën për të nxitur përfshirjen e të rinjve dhe banorëve të qytetit edhe në kohë pandemie, Street Show Festival u zhvillua në rrugica për të ccuar pranë njerëzve muzetë dhe për t’i afruar ata me trashëgiminë dhe kulturën shumëdimensionale. “E kthyem në rrugicën ku ndodhet MuzehLab. Kemi mbledhur grimca të filmave të ndryshëm, Ted Talks, këngë dhe sfilata mode që janë realizuar brenda muzeve dhe sjellin në vëmendje përdorimin e shumëfishtë të një institucioni siç është muzeu. Ambienti ku ne ndodhemi u zgjodh për të frymëzuar njerëzit që kalojnë dhe për ta kthyer në një shesh bisedash”, thotë organizatorja, Dorina Xheraj. Në kushtet e pandemisë, mbrëmja tërhoqi grupmosha të ndryshme dhe veçanërisht të rinj që shijuan shfaqjen e vlerave të muzeve dhe artit, si ndryshues dhe përmirësues të jetës sociale. “Ka një gjallëri që vjen natyrshëm. Gjithë presioni që ka qenë brenda nesh për të mos u ekspozuar shumë në ambiente të populluara tani ka shpërthyer dhe vjen natyrshëm. Njerëzit janë të etur për parë gjëra të bukura dhe bërë ditët ndryshe. Shpresoj të ketë gjëra kaq të bukura artistike më shumë në qytetin tonë”, shprehet banori. “Është shumë e përshtatshme në këtë kohë Covidi, pasi bëhet në ambient të hapur. E veçantë mënyra se si janë ndërthurur muzeu me rrugicat”, thotë një qytetar. “Një mbrëmje e bukur ndryshe nga rutina e përditshme dhe mund të kalojmë kohë bukur me shoqërinë”, thotë një i ri. “Është për herë të parë në qytetin e Durrësit dhe sidomos risi se vjen në rrugica”.

Top Channel/ Dea Film rikthen kinemanë, 40 filma nga 25 vende për publikun
29/05 15:29
Top Channel/ Komedia e Camolettit, “Sonte do të darkojmë në shtrat” mbërrin në Gjirokastër
29/05 12:45
Top Channel/ Koncerti i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, muzikë klasike në Lezhë
29/05 12:45
Top Channel/ “Gomerët e trojës”, në skenën e teatrit “Migjeni” komedia e zezë që argëton e nxit reflektim
28/05 20:13
Top Channel/ “Fundi i Golemëve”! Kryevepra e Nikollaq Zoraqit në TKOB pas dekadash
28/05 19:59
Top Channel/ Gjirokastra tingëllon klasike. 170 artistë të rinj nga Shqipëria e Kosova në festival
28/05 11:16
Top Channel/ Të rinjtë drejt filmit, studentët trajnohen për profesionet e reja të kinematografisë
27/05 15:48
Top Channel/ Kaos në “Klinikën e Bukurisë”, komedia me Julian Dedën dhe Rudina Dembacaj sjell humor
27/05 12:29
Top Channel/ Festivali i Kitarës në Tiranë. Kitaristi Goran Krivokapic çel edicionin jubilar
25/05 15:31
Top Channel/ Lucia Nadin “Honoris Causa”/ Universiteti i Shkodrës nderon studiuesen italiane
25/05 15:28
Top Channel/ Poezia si kujtesë/ Aktiviteti në Elbasan, përkujtohet 53 vjetori i revoltës së Spaçit
24/05 13:03
Top Channel/ Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori Birçe Hasko, role të paharruara në filma
23/05 15:26
Top Channel/ Nata e yjeve të filmit në Kanë, festivali i filmit mbyllet mes shkëlqimit
23/05 12:31
Top Channel/ “Festë në Sokak”, Gjirokastra ndez netët e verës me muzikë, traditë dhe polifoni
23/05 12:28
Top Channel/ Pranvera e artit në Vlorë, karikaturisti Arben Meksi spikat në “Ekspozitën e Pranverës”
23/05 12:26
Top Channel/ Debati për Xhelal Staraveckën, masakra e 4 shkurtit 1944 dhe rolin e tij në Luftën II Botërore
22/05 20:07
Top Channel/ “Migrimi i madh”! Koreografi Blenard Azizaj sjell shfaqjen për mërgimin
21/05 20:51
Top Channel/ Fjalori i gjuhës shqipe, diskutimi nga Akademia e Shkencave te “Luigj Gurakuqi”
21/05 20:46
Top Channel/ Një vit pa Artan Lamen! Përvjetori bën bashkë familjarë, miq dhe kolegë të tij
21/05 20:32
Top Channel/ “Sonte do darkojmë në shtrat”! Komedia e Marc Camelotti në Fier
20/05 22:03