Një histori që nis në Shkodër dhe udhëton përtej kufijve. Gati gjashtë shekuj histori, besim dhe kujtesë janë mbledhur në dokumentarin “Përtej Murit – Nëna e Këshillit të Mirë”. Me ide dhe regji të Gjon Kolndrekajt, skenar të Pal Kolndrekajt dhe prodhim të CrossinMedia, në bashkëpunim me Rai Documentari, vepra sjell një rrëfim që lidh Shqipërinë me Italinë dhe Shkodrën me Genazzanon.