Top Channel/ “Do të rrijë ulur në dy karrige”, Gjermania i “tërheq veshin”Serbisë!
21/05/2021 11:30

Gjermania po përpiqet të kthejë Ballkanin Perëndimor në prioritet të BE. Këtë ka mundur të kuptojë edhe ministrja serbe, Jadranka Joksimovic gjatë vizitës në Berlin, ku iu desh megjithatë të degjonte edhe kritikat ndaj Beogradit. Qeveria gjermane ka bërë të ditur, se do të insistojë në ringjalljen e Procesit të Berlinit., i cili u largua nga vëmendja për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të mungesës së ideve të reja si dhe mungesës së interesit të shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian për procesin e zgjerimit. Ministrja Joksimovic, përmes bisedimeve me Michael Roth, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme,e siguroi Gjermaninë se Serbia është ende e përkushtuar në rrugën drejt integrimit në BE. Por në një bisedë me DW para takimit me ministren serbe, kryetari i grupit parlamentar të Bundestagut për Evropën Juglindore dhe një nga ekspertët më të mirë për situatën në rajon, deputeti socialdemokrat (SPD) Josip Juratovic, nënvizoi vërejtjet e vjetra ndaj Serbisë - mangësitë në fushën e sundimit të ligjit, mangësitë në fushën e drejtësisë dhe lirisë së mediave. Edhe deputetja Renate Alt, e cila është përgjegjëse e Evropës Juglindore në Partinë Liberale (FDP), thotë për DË, se pengesa më e madhe për Serbinë qëndron në fushën e drejtësisë, lirisë së mendimit dhe sundimit të ligjit. "Serbia në këtë rrugë ka bërë hapa mbrapa e jo përpara", theksoi Alt, duke shtuar se "nuk është për t'u habitur që Serbia nuk hapi ose mbylli asnjë kapitull negociimi vitin e kaluar". Juratovic, shprehet se „Serbia duhet më në fund të vendosë, nëse e do Europën e Orbanit dhe Grupit të Vishegradit, të cilat në BE janë vetëm për shkaqe ekonomike, apo do realizimin e vlerave evropiane. Ne nuk e dimë se çfarë po do Serbia. Ajo do të ketë raporte të mira me të gjithë dhe të rrijë ulur në dy karrige“, deklaroi ligjvënësi socialdemokrat.

Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53