Top Channel/ Disney zbulon X-Men e rinj/ Rikthehen superheronjtë, Pixar njofton vazhdimet e filmave
16/08/2026 11:59

Disney ka prezantuar kastin e filmit të ardhshëm “X-Men”, si dhe një seri vazhdimesh të prodhimeve të njohura, gjatë eventit D23 në Kaliforni. Drejtuesi i Marvel Studios, Kevin Feige, u dha më shumë se 10 mijë fansave pamjet e para nga filmi ende pa titull, i cili pritet të shfaqet në maj të vitit 2028. Sadie Sink do të interpretojë Jean Grey, rol që do ta luajë fillimisht në “Spider-Man: Brand New Day”, ndërsa Inde Navarrette do të jetë Rogue. Në kast përfshihen Kit Connor si Cyclops, Samara Weaving si Emma Frost, Christopher Abbott si Profesor Xavier dhe Maya Boyd si Storm. Adam Driver do të luajë antagonistin Nathaniel Milbury. Aktori tregoi se prej vitesh kishte biseduar me Feige për mundësinë e përfshirjes në Universin Kinematografik Marvel. Në D23 u shfaqën edhe pamje nga “Avengers: Doomsday”, që del në kinema në dhjetor dhe bashkon Avengers, Fantastic Four, X-Men dhe luftëtarët e Wakandës kundër Doctor Doom, të interpretuar nga Robert Downey Jr. Disney prezantoi gjithashtu Ryan Gosling në filmin “Star Wars: Starfighter”, që pritet në vitin 2027, kur shënohet 50-vjetori i sagës “Star Wars”. Pixar zbuloi pamje nga “Gatto”, “Ghost Market”, “The Incredibles 3” dhe “Coco 2”. Mes vazhdimeve të tjera të njoftuara janë “Lilo & Stitch 2”, “Ice Age: Boiling Point” dhe “Frozen 3”. Regjisori Jon Favreau prezantoi edhe “Oswald the Lucky Rabbit”, një miniserial që do të transmetohet vitin e ardhshëm në Disney+. Personazhi Oswald, i krijuar në vitin 1927, i parapriu Mickey Mouse-it. Eventi treditor D23 përfundon të dielën.

Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46
Top Channel / Google preu 250 mijë pemë, revoltë kombnëtare në Finlandë
22/10 23:09
Top News-217 persona në burg për incidentet/ Francë, ministri sugjeron heqjen e të drejtës së votës
22/10 23:00
Top News – Airbnb ndryshon rregullat. Pronarët nuk mund t’i ‘kërkojnë llogari’ vizitorëve
22/10 20:00
Top News – Arrestohet spiuni rus. Bashkëpunoni me rusët, siguroi informacion për Gjermaninë
22/10 19:00
Top News – Merz dënon dhunën, Kancelari flet nga Budva: Nuk mund të jetë kurrë opsion
22/10 16:27
Top Channel/ Merz për protestat: Mesazhi është të vazhdojmë zgjerimin e BE, dhuna e papranueshme!
22/10 15:09
Top News – Trump e sanksionon, BE e vlerëson / Gjykata Penale Ndërkombëtare merr çmimin Saharov
22/10 15:00
Top News – Kuptimi i fjalës ‘humanitar’ në fjalor…Trump nën ‘stuhi’ pas ‘afrimit’ me Putinin
22/10 14:52
Top News – Hakerat nuk përmbahen, miliona sulme / Qeveritë mbyllin uebsajtet, problem programimi
22/10 14:21
Top News – Italia dhe Spanja ‘hapin’ kufijtë / U vunë kontrolle pas dyndjes së emigrantëve në Ceuta
22/10 14:21
Top News – SHBA e Izraeli përgatiten për luftë / Avionët luftarakë simulojnë sulme të reja mbi Iran
22/10 14:20
Top News – SHBA urdhëron largimin e diplomatëve / Arabia Saudite luftë me Huthit, frikë për sigurinë
22/10 12:07
Top News – Qeveri ‘impotente’ e kufij të hapur / E djathta ekstreme e Evropës shfrytëzon dhunën
22/10 12:06
Top News – Putin pranon bisedime me Ukrainën e SHBA / Nisin muajin e ardhshëm në Abu Shabi
22/10 12:05
Top News – Kolaps global i internetit / Frikë nga një valë e gjerë sulmesh kibernetike
22/10 12:05
Top Channel/ Hakerët sulmojnë faqe qeveritare në Europë: Alarm në Holandë, Francë e Danimarkë!
22/10 11:58