Top Channel/ Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë
29/11/2024 23:11

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar tetë persona lidhur me djegien e flamurit shtetëror, që nxiti reagime në shkallë të gjerë. Incidenti ndodhi në lagjen Bit Pazar të komunës së Çairit në Shkup, gjatë kremtimeve me rastin e 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, që shqiptarët e kremtojnë edhe si festën e Flamurit Kombëtar. Ministria e Brendshme tha se në mesin e të arrestuarve është një i mitur ndërsa të tjerët janë nga 18 deri 21 vjeç. Katër prej tyre dyshohen për veprën “nxitje e urrejtjes ndëretnike, racore dhe fetare, dhe grindje e mosdurim”, e dënueshme deri në një vit heqje lirie. VMRO-DPMNE në pushtet bëri thirrje për vënien e autorëve para drejtësisë, ndërsa vlerësoi se, siç thuhet, ngjarja ka prapavijë politikë dhe kishte për qëllim nxitjen e ndarjeve dhe tensioneve etnike. Edhe koalicioni VLEN i partive shqiptare, që është pjesë e qeverisë, e dënon incidentin ndërsa akuzoi Bashkimin Demokratik për Integrim se në këtë mënyrë po përpiqet “ta destabilizojë vendin”. Ndërkohë partitë shqiptare të opozitës, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, duke e dënuar incidentin, njoftuan për një incident të djegies së flamuri shqiptar dhe shprehën shqetësim për, siç thanë, “qasjen selektive dhe të njëanshme të policisë”, e cila ka marrë masa vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë të përfshirë në incidente. BDI thotë se ishte policia ajo që nxiti incidentin duke bllokuar rrugët dhe ndaluar pjesëmarrjen e shqiptarëve në festën e mbrëmshme në sheshin Skënderbe të Shkupit.

Top News- ‘Situata është e brishtë në veri’/ KFOR dënon sulmin në Ibër-Lepenc
13/12 15:35
Top News – Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ 14 urdhër arreste, kontrolle në banesat e të dyshuarve
12/12 12:02
Top News – DASH e shpalli non grata! Tërhiqet nga politika ish zv.Kryeministri, Artan Grubi
12/12 11:42
Top News- Prokuroria në Shkup nis hetimet. Dyshohet se Grubi ndihmoi ish shefin e shërbimeve sekrete
12/12 10:47
Top News/ Mickoski ‘fërkon duart’ / Shpallja non grata e ish zv.kryeministrit, Artan Grubit
10/12 14:18
Top News – Sulmet në veri si ato të Rusisë në Ukrainë/ Sveçla: Lista Serbe e përfshirë në trazirat
10/12 14:11
Top News- Një muaj nga sulmi terrorist/ Më 17 dhjetor, raundi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi
10/12 11:35
Top News – Sërish tensione në veri/ Hidhet molotov në drejtim të policisë së Kosovës
10/12 09:22
Top Channel/ Dy shqiptarë “non grata”, sanksionohen në Maqedoni të Veriut Grubi e Bexheti
09/12 23:11
Top News- ‘Serbia të dorëzojë terroristët’/ Raportuesi për Kosovën në PE viziton veriun
09/12 15:36
Top News – 4500 dosje përgjimesh / Grekët marrin SKY, të përfshirë edhe shqiptarët
09/12 14:50
Top News – Iluzioni i Aleksandër Vuçiç. Sjell Tirolin Jugor si shembull për Kosovën
09/12 14:16
Top News – Turqia përforcon KFOR/ 350 trupa shtesë, zëvendësojnë italianët
09/12 13:23
Top News/ ‘Hashim Thaçin e kam mik’ / Hajredin Kuçi rrëzon akuzat e ‘Speciales’
09/12 13:23
Top News – Padrinoja shqiptar i Athinës, si e kontrollonte tregun e kokainës nga burgjet greke
08/12 21:00
Top News – U kapën në Greqi, si i investonin paratë e fituara nga droga shqiptarët
07/12 08:00
Top News- BE presion Serbisë/ ‘Dorëzo përgjegjësit e sulmeve në Veri’
06/12 15:19
Top News- Serbia dënon shqiptarin me 6 vjet burg/ Nën akuzë për krime lufte në Klinë
06/12 13:58
Top News/ Aleanca shqiptaro-greke ‘mafioze’. Përgjimet e SKY zbërthejnë bashkëpunimin
06/12 11:01
Top News/ Përgjimet e SKY në Greqi. Zbulojnë Shqipërinë si rrugë kryesore trafiku droge
06/12 10:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA