Një zjarr ka përshirë fushën e mbetjeve në lagjen Savër, të qytetit të Lushnjës. Zjarri nisi rreth orës 2 të mëngjesit duke përparuar në një sipërfaqe të konsiderueshme. Sikurse shihet edhe nga pamjet që ka siguruar Top Channel në ajër vijon të ketë re tymi, pavarësisht se zjarri u izolua. Mësohet se si pasojë e ndotjes që ka shkaktuar ky zjarr ka edhe nga ata banore të zonës që kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.