Top Channel/ “Deri në 30 vite burg kush vë zjarr”! Masa më të rrepta për zjarrvënësit
29/05/2026 20:09

Në prag të sezonit veror dhe rritjes së riskut për zjarret, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit organizoi një takim koordinues me drejtuesit e strukturave zjarrfikëse nga të 61 bashkitë e vendit, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Në të morën pjesë gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, si edhe Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, Skënder Brataj. “Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar një plan të detajuar masash për parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve operacionale gjatë verës. Ky plan synon minimizimin e rasteve të zjarreve, rritjen e reagimit në kohë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit. Do të ushtrohen kontrolle në hotele, resorte, restorante, beach-bar dhe subjekte të tjera me risk, për të verifikuar masat e sigurisë dhe planet e evakuimit. Në këtë proces nuk ka vend për formalitet. Ka vend vetëm për përgjegjësi”, theksoi ministri Lamallari. Një tjetër fokus i fjalës së ministrit ishte ashpërsimi i masave penale ndaj zjarrvënësve, pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal. “Zjarret nuk parandalohen vetëm nga shteti. Ato parandalohen edhe nga ndërgjegjësimi i komunitetit, nga fermeri i kujdesshëm, nga operatori turistik i përgjegjshëm dhe nga çdo qytetar që kupton se mbrojtja e territorit është përgjegjësi e përbashkët. Dua ta them qartë: do të ketë zero tolerancë ndaj zjarrvënies së qëllimshme dhe ndaj kujtdo që cenon pasurinë natyrore dhe sigurinë e komuniteteve tona”, deklaroi Lamallari, duke shtuar se në rastet më të rënda dënimet për zjarrvënësit mund të arrijnë deri në 30 vite burg. Në fjalën e tij, ministri Lamallari vlerësoi punën dhe sakrificën e efektivëve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, duke theksuar se ky është një shërbim jetik për sigurinë publike dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit. “Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi është një nga shtyllat më të rëndësishme të sigurisë publike në vend. Është një shërbim që qytetarët e shohin gjithmonë aty ku ka rrezik, aty ku ka emergjencë dhe aty ku kërkohet sakrificë”, u shpreh Lamallari. Ministri theksoi se mbështetja për këtë shërbim është rritur ndjeshëm, duke bërë të ditur se financimi për vitin 2025 është rritur në 2.8 miliardë lekë, nga 2.3 miliardë lekë një vit më parë. “Kemi avancuar modernizimin e flotës, kemi mbështetur përmirësimin e trajtimit financiar dhe kemi nisur hapa të rinj për rritjen e kapaciteteve operacionale në të gjithë vendin”, deklaroi ai. Sipas Lamallarit, aktualisht në strukturat vendore operojnë rreth 170 automjete zjarrfikëse, ndërsa janë planifikuar edhe 130 mjete të reja, si dhe ndërtimi i 4 stacioneve të reja zjarrfikëse në Përrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë. Duke u ndalur te masat për sezonin veror, ministri nënvizoi rëndësinë e gatishmërisë dhe koordinimit mes institucioneve përgjegjëse. “Presim nga çdo bashki që të ketë një plan të qartë veprimi sipas specifikave të territorit të saj. Presim koordinim real mes strukturave zjarrfikëse, Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile, shërbimit pyjor dhe strukturave vendore të mbrojtjes civile”, tha Lamallari.

Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuarAKSIDENTI
02/11 15:36
Top Channel/ Pas thirrjeve për bojkot në disa universitete, studentët drejtohen pranë Kryeministrisë
02/11 15:36
Top News – Grabitet banka në Tiranë. Me maskë dhe armë, autori largohet me monopatinë
02/11 15:34
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë. Kërcënon rojën e bankës, merr paratë. Arratiset me skuter
02/11 15:31
Top Channel/ Partitë, miliona lekë gjoba. KAS ndëshkon 13 parti për financat e zgjedhjeve
02/11 15:26
Top News – Hajdutët thyejnë banesën. Të moshuarës në Finiq i grabisin paratë e operacionit
02/11 15:23
Top Channel/ Pas dorëheqjes së 130 drejtorëve, Rama prezanton reformën: Promovim vetëm me meritë
02/11 15:22
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhn, opozita ngre shqetësimin për varësinë nga ndërtimi
02/11 15:12
Top News – Shqiptarët nuk shpenzojnë. Frikë nga blerjet e mëdha, bie besimi te ndërtimi
02/11 13:51
Top Channel/Debate/ Bozdo: Asnjë masë për të frenuar emigracionin. Ekonomi: Banka nuk ka lidhje me…
02/11 13:29
Top News – “Aty brenda qelbej vendi nga droga”, Berisha: SPAK amnistoi krimin monstruoz elektoral
02/11 13:08
Top Channel/ Dita e 21/ Studentët e Politeknikut marshojnë drejt Mjekësisë, thirrje për bojkot dhe..
02/11 13:07
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë, autori i maskuar merr paratë në bankën te Komuna e Parisit
02/11 12:44
Top Channel/ Studentët në protestë, marshojnë nëpër fakultete dhe bëjnë thirrje për manifestim
02/11 12:42