Top Channel/ Denoncohen 11 deputetë grekë/ Kallëzimin e bëri kryetari i Partisë së tyre për mashtrim
04/04/2024 19:37

Prokurorja e Gjykatës së Lartë greke , Georgjia Adelini, ka urdhëruar një kallëzim penal për mashtrim elektorati ndaj 11 deputetëve që në zgjedhjet e fundit parlamentare përfaqësonin partinë e ekstremit të djathtë Spartanët, si dhe ndaj një prej krerëve të Agimit të Artë, të dënuarit me heqje lirie , Ilias Kasidiaris. Kallëzimi penal ka ardhur pas një hetimi dhe denoncimit public që ka bërë kreu I kësaj partie Vasilios Stiga disa muaj më parë për prapaskenat dhe veprimet e paligjshme në partinë e tij, duke i cilësuar deputetët si mafia greke dhe Ilias Kasidiarin si “Don Corleone”. Sipas tij 11 deputetët e grupit të tij parlamentar kanë mashtruar votuesit grekë duke marrë pjesë në këtë parti , por ndërkohë kanë qënë drejtpërdrejt të ndikuar nga neonazisti i dënuar I Agimit të Artë. Siç doli nga hetimi i kryer personalisht nga Prokurorja e Gjykatës së Lartë, Kasidiaris urdhërohet të ndiqet penalisht si autori moral i mashtrimit të elektoratit, pasi rezultoi se ai ishte kreu i vërtetë i partisë Spartanët, duke udhëhequr dhe kontribuar me vendosmëri në hyrjen e saj në parlament dhe në zgjedhjen e deputetëve tesaj . Ndjekja penale e e tij u bazua në ekzistencën e provave se ai kishte kontakte të vazhdueshme nga burgu me kandidatë për deputetë të Spartanëve dhe se kishte marrë përsipër drejtimin dhe mbështetjen politike të tyre. Sipas ligjit grek, partitë nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje nëse "udhëheqësit e tyre të vërtetë", jo vetëm përfaqësuesit e tyre zyrtarë, janë dënuar për krime që parashikojnë dënime deri në burgim të përjetshëm, duke filluar nga tradhtia ose spiunimi deri te pjesëmarrja në një organizatë kriminale. Ky zhvillim mund të sjellë ndryshime të mëdha në skenën politike të vendit nëse zgjedhja e ligjvënësve anulohej, dhe vendet e tyre mund t'i shpërndaheshin pjesës tjetër të partive në parlamentin prej 300 deputetësh. Një gjykatë zgjedhore pritet të nxjerrë një vendim mbi çështjen deri në qershor, i cili pa dyshim do të ndikojë edhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40