Top Channel/ Dënohet me 7 vite burg ish-kreyeministri Maqedonisë së veriut
21/04/2022 19:25

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u dënua me 7 vite burg në mungesë nga Gjykata Penale e Shkupit, për rastin “Parcelat në Vodno”. Ai akuzohet se ka përvetësuar 1.3 milionë euro nga partia që drejtonte, duke i përdorur paratë për të blerë tokë. ky është dënimi i tretë për Gruevskin, ku i shtohet edhe një gjobë prej 3200 euro, por nuk dihet nëse ish-kryeministri do t’i vuajë dënimet për shkak se ndodhet në Hungari që prej vitit 2018. Nikola Gruevski u arratis për të shmangur vuajtjen e dënimit me dy vjet burg në një gjyq të dytë dhe menjëherë iu dha azil politik në Budapest. Përvec gruevskit, të akuzuar janë edhe , ish-shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe Jordan Kamçev . Mijallkov u dënua me 1 vit e 3 muaj, duke llogaritur dhe kohën e kaluar në paraburgim ndërsa Kamcev u dënua me 1 vit burg. Gjykimi ka zgjatur nëntë muaj dhe gjykata ka vendosur që të konfiskohet pasuria e krijuar nga vepra penale. Prokuroria akuzoi Gruevskin në rastin “Parcelat në Vodno” se ka marrë 1.3 milionë euro nga donacionet e VMRO DPMNE dhe më pas ka blerë prona në Shkup dhe Krushevë. Nga tetori 2012 deri në shtator 2013, me paratë që Gruevski përvetësoi nga VMRO DPMNE, është blerë toka ndërtimore në Vodno, ndërsa Kamçevi, sipas Prokurorisë, është angazhuar në rishitjen e parcelave në Vodno. Gjatë gjykimit u zbulua se Gruevski e ka këmbyer atë tokë me tre apartamente luksoze në kompleksin “Panorama” në Vodno si dhe janë zbuluar edhe dy apartamente e një tjetër tokë në Vodno dhe dy parcela në Krushevë. Pamjet: AFP

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01