Top Channel/ Dënimi i Le Pen shkund Europën/ Franca i trembet mocionit të mosbesimit
31/03/2025 22:48

Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetë nga partia u shpallën fajtorë për shpërdorim të fondeve publike nga një gjykatë në Paris. Kryetarja e ekstremit të djathtë “Tubimi Kombëtar” u dënua me katër vite burg, dy prej të cilave do t'i vuanjë me kusht dhe dy të tjera me byzylyk elektronik. Le Pen nuk do të ketë mundësi të kandidojë për 5 vite dhe rrjedhimisht është jashtë garës presidenciale të vitit 2027. Ajo është shpallur fajtore për shpërdorim të fondeve europiane me qëllim financimin e partisë së saj. Emmanuel Macron, i cilit i ndalohet të kandidojë për një mandat të tretë sipas kushtetues, qëndroi i heshtur gjatë orëve pas vendimit, por në Francë e dinë se dënimi i saj mund të shkaktojë furtunë që tejkalon kufijtë e vendit dhe mund të trondisë europën. E përditshmja “Le Figaro” e përshruan këtë moment si një nga më delikatët në Europë. Në artikull shpjegohej se Partia Tubimi Kombëtar pritet të kërkojë mocion dhe nëse arrin rrëzojë qeverinë, ky do të ishte momenti më i papërshtatshëm, pasi Gjermania ende nuk ka një qeveri të re dhe tregjet janë shkundur nga presioni i vazhdueshëm i Trump për rritje tarifash. Dënimi i saj është kritikuar edhe nga kritikët historikë të Le Pen, ndërsa reaguan aleatët e saj të deklaruar në Europë si presidenti i Hungarisë Viktor Orban, zv.kryeministri italian Mateo Salvini, por edhe Moska. Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se u konfirmua edhe një herë se “cili është niveli i demokracisë dhe sa e pranon europa mendimin ndryshe”.

Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00