Top Channel/ Demarkimi i kufijve, Serbia kërkon zgjerimin e territorit të Mitrovicës së Veriut
18/09/2024 22:32

As takimi i 17 shtatorit në Bruksel nuk prodhoi rezultate për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Përpos që u diskutua për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, u paraqitën kushte të tjera për të jetësuar këtë qëllim të Qeverisë së Kosovës. Kryenegociatori i Serbisë ka kërkuar zgjerimin e territorit të Mitrovicës së Veriut. “Ne kërkojmë respektimin e marrëveshjes, ku insistojmë demarkimin në zonën e Suhodollit si parakusht për hapjen e urës”, tha Petar Petkoviq nga Brukseli. Çështja e demarkimit të kufijve kadastral është pjesë e marrëveshjeve për rivitalizimin e Urës së Ibrit në vitet 2015 dhe 2016. Megjithatë, rikthimi i saj në diskutim në këtë kohë, sipas njohësve është rezultat i politikës shkurtpamëse të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Njohësit shtojnë se tashmë dialogut do të zhvillohet vetëm në nivel teknik e nuk do të prodhojë rezultate, pasi do të diskutohet vetëm për hapjen e Urës së Ibrit. Ndërkohë, në dakordimin e vitit 2015, për rivitalizimin e urës së Mitrovicës thuhet ndër të tjera se “deri më 10 tetor 2015, hartat e kufijve administrativë të zonave kadastrale në zonën e Suhadollit dhe Kroit të Vitakut do të zgjidhen përmes Memorandumit të Mirëkuptimit për Planet Zhvillimore Komunale, Hartës Zonale Komunale dhe Planit Rregullues të Detajuar ndërmjet ministrive përkatëse dhe dy komunave”. Në 2016 në Planin e Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes për Urën e Mitrovicës, thuhet se zgjidhja e kontekstit administrativ të komunave duhet të arrihej brenda tetorit të atij viti. Sipas Ligjit për Kufijtë Administrativ të Komunave, “kufiri në mes Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Komunës Mitrovica e Jugut do të jetë vija e përcaktuar që do të kaloj nëpër zonën kadastrale të Suhodollit”. Sipas po të njëjtit ligj, fshati Suhodoll është në administrim të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24