Moti i keq i orëve të fundit ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Bashkinë Lezhë. Defekte të shumta në katër fidra kanë sjellë ndërprerjen e energjisë në disa njësi administrative dhe zona të qytetit, ndërsa reshjet intensive nuk kanë shkaktuar përmbytjet e përsëritura që për vite me radhë kanë shqetësuar banorët e Lezhës.