Moti i keq dhe amortizimi i linjave elektrike kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji në Bashkinë Lezhë. Defekte janë shfaqur në katër fidra, duke lënë pa energji banorët e disa fshatrave dhe lagjeve të qytetit, ndërsa grupet e OSHEE-së janë angazhuar për riparimin e linjave të dëmtuara.