Në seancën plenare të parlamentit socialistët akuzuan opozitën se nuk i intereson vota e diasporës teksa përmes Sali Berishës PD ngulmoi në përdorimit për regjistrin edhe të pasaportave jo shqiptare. Deputetët socialist i kërkuan demokratëve votimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor për të mos penguar votën e diasporës. Në një kohë kur të dhënat më të fundit të KQZ tregojnë se mbi 105 mijë shqiptarë jashtë vendit, kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar pjesë në zgjedhjet e 11 Majit, parlamenti e përdori votën e diasporës për debate politike të ditës.