Top Channel/ Ç’po ndodh në shkollat franceze? Rrihet për vdekje nxënësi 15-vjeçar
05/04/2024 21:30

Nivel shqetësues dhune raportohet mes të rinjve në francez, pas vdekjes së një nxënësi 15-vjeçar, i cili u rrah pranë shkollës së tij. I mituri u sulmua nga disa persona teksa doli nga shkolla të enjten pasdite në Viry-Chatillon, rreth 20 km në jug të Parisit. Sipas dëshmitarëve, ai u godit me grushte e shkelma nga sulmuesit që i dolën para të maskuar. Pas dhunës, ai pësoi arrest kardiak dhe një ditë më vonë ndërroi jetë, sipas BBC-së. “Kjo dhunë ekstreme po bëhet e zakonshme”, tha kryebashkiaku i qytetit, Jean-Marie Vilain, që e përshkroi ngjarjen si të pakuptimtë. Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkollat duhet të “mbrohen” nga “dhuna e pafrenuar midis adoleshentëve dhe fëmijëve gjithnjë e më të vegjël”. Ky ishte incidenti i dytë i tillë brenda një jave në Francë, pasi një vajzë 13-vjeçare u sulmua jashtë shkollës së saj në Montpellier të martën. Tensionet në shkollat franceze janë rritur pas vrasjes së dy mësuesve, një në 2020 dhe një tjetër në tetor të vitit të shkuar. Javën e kaluar, drejtori i një shkolle në Paris dha dorëheqjen për shkak të kërcënimeve me vdekje. Sikurse raportohet, ai u akuzua në mënyrë të rreme se kishte goditur një studente për shkak se mbante një shami në shkollë.

Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01
Top News – Përmbyset anija me 7 tonë naftë / Mesdheu në rrezik ndotjeje, katastrofë në Ibiza
27/11 11:50
Top News – Finalizohet NATO-ja myslimane / Erdogan miraton zyrtarisht marrëveshjen e Mekës
27/11 11:43