Top Channel/ Çmimi i naftës/ Debati për mënyrën se si vendoset çmimi në shitjen me pakicë
02/06/2022 19:52

Deputeti socialist Erion Braçe ka postuar një grafikë të çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, duke thënë se çmimi është ulur me 8 dollarë për shkak të embargos së paralajmëruar nga BE ndaj naftës ruse. Nga 120 dollarë për fuçi ka shkuar në 112 dollarë duke iu referuar çmimit të shitjes me pakicë në 248 lekë për litër. Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagimin e shoqatës së hidrokarbureve, e cila e quan keqinformim që i bëhet opinionit publik. Në deklaratë thuhet se në tregun ndërkombëtar, fuçia është tregues i naftës së papërpunuar dhe kjo po bie, pasi rafinerite nuk po e kërkojne, pasi me këto çmime ato dalin me humbje. Nafta për transport, pra për makina, ndryshe nga ajo në fuçi, në treg varet nga kuotimi që i bëhet çdo ditë çmimit në publikimin e cmimeve PLATT’S dhe bëhet në USD për ton. Ky çmim po rritet pavarësisht se nafta e papërpunuar ka pësuar pak rënie, kjo se duke u ulur kërkesa për naftë të papërpunuar, rafineritë po krijojnë mungesë në treg të naftes për transport. Sipas shoqatës së hidrokarbureve çmimi i djeshëm, i publikuar në Platt’s, tregon se nafta për makina është rritur me + 26 $/toni dhe benzina + 17,5 $/toni. Kjo do të thotë se deri në korrigjimin e bërë nga bordi, vetëm për këtë efekt, kompanitë shesin me humbje -3 leke/lit naftën dhe -2,7 lekë/lit benzinën.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41