Top Channel/ Burg përjetë për “Çapjat”! GJKKO dënon anëtarët e bandës për vrasjen në 2012 në Elbasan
19/04/2023 22:33

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Ardian dhe Florenc Çapjen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe të atit të tij, Nezirit në vitin 2012 në Elbasan. Po ashtu, me burgim të përjetshëm është dënuar edhe Olsi Leku. Kurse për Ervis Bardhin, bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë proces, gjykata dha 15 vite burg. Nga 25 vite burgim Gjykata e Posaçme dha për Klaidi Dokoli dhe Etien Çani. Ishte pikërisht vrasja e biznesmenit Sokol Çapja në dhjetor të vitit 2005 në Elbasan, vëllait të Ardjanit ajo që solli serinë e vrasjeve dhe hakmarrjeve në Elbasan. Ardjan Çapja me ndihmën e nipit të tij Florenca Çapja punësuan Ervis Bardhin për të vrarë një nga vrasësit e Sokol Çapjas. Në vitin 2012 Ervisi bëhet i penduar i drejtësisë pasi gjurmët e gishtërinjve të tij kishin mbetur në mjetin e që kishte përdorur për tu larguar nga vendi ku vrau Gentian Nezirin bashë me të atin. Arrestimi i Ardjan Çapajas mëngjesin e 29 marsit të vitit 2021 erdhi pas dëshmisë së dhënë një vit më parë nga i penduari i drejtësisë Ervis Bardhi, i cili ka pranuar se kishte qenë ai që tërhoqi këmbëzën e armës që vrau në gjumë Gentjan Beqirin. Ndërkohë Florenca Çapja është ende në kërkim pasi akuzohet si porositësi i vrasjes së dy personave, babë e bir. Vuajtja e dënimit për të do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 19:38
Top Channel/ Tensione në Bulevard, protestuesit gjuajnë me gurë dhe shishe uji drejt Kryeministrisë
21/10 19:35
Top News- Ekstradohet mësuesja turke/ Akuzohet për terrorizëm nga Turqia, mbështeti kurdët
21/10 19:29
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:19
Top News – Rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë, del autoboti
21/10 19:10
Top News – Në makinë me studentin protestues/ Rama i përgjigjet të riut teksa udhëton për në Budva
21/10 19:10
Top Channel/ Tensionohet situata para Kryeministrisë, molotov drejt efektivëve, Korreshi në protestë
21/10 19:07
Top Channel/ Vajzat protestuese rezistencë, ulen këmbëkryq në Bulevard para policëve
21/10 19:07
Top News – Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para/ Protestuesit djegin karriget
21/10 18:52
Top Channel/ Çudi në Bulevard, qytetari bën vrapin e mbrëmjes mes gurëve dhe molotovëve
21/10 18:52
Top Channel/ Molotovë drejt Kryeministrisë, autoboti fik zjarrin në bulevard, tubuesit hedhin e gurë
21/10 18:49
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov drejt efektivëve, autoboti afrohet për të shuar flakët
21/10 18:48
Top Channel/ Mbërrijnë efektivët e Shqiponjave në bulevard, tensionohet situata nga protestuesit
21/10 18:45
Top Channel/ Qetësia pushton në protestë, protestuesit qëndrojnë para Kryeministrisë
21/10 18:31
Top Channel/ Molotov dhe flakë drejt Kryeministrisë, tensionohet situata nga protestuesit
21/10 18:30
Top Channel/ Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige
21/10 18:17
Top News – Protestat në Shqipëri dhe Gjeorgji. Tbilisi akuzon BE për qëndrim me dy standarde
21/10 17:27
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë në rrugën e Durrësit
21/10 16:00
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë te ministria e Arsimit dhe Kryeministria
21/10 16:00