Gjykata e shkallës së parë në Vlorë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 35-vjeçarin luçiano deraj i cili kishte kthyer banesën e tij në fshatin babicë në një bazë armësh. Seanca u zhvilua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se Deraj nuk pranoi të fliste për lidhjet me grupet kriminale si dhe origjinën e armëve.