Top Channel/ BSH nuk ndryshon normën e interesit, Sejko: Ekonomia në rritje
05/02/2025 19:49

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se inflacioni i çmimeve të konsumit qëndroi i pandryshuar, në nivelin 2.0%, në tremujorin e katërt të vitit 2024. Ashtu si dhe në tremujorët e mëparshëm, luhatjet e tij gjatë muajve të fundit janë diktuar kryesisht nga ecuria në kah të kundërt e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës në tregjet ndërkombëtare. “Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Në këtë kontekst, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit,” tha Sejko. Sipas të dhënave të INSTAT-it, tha Sejko, ekonomia shqiptare u rrit me 4.1% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024. “Rritja e ekonomisë është shoqëruar me rritje të punësimit, të pagave dhe të vëllimit të shitjeve të biznesit, duke gjeneruar më shumë të ardhura për bizneset e familjet shqiptare. Në të njëjtën kohë, nivelet e ulëta të inflacionit kanë rritur fuqinë blerëse të këtyre të ardhurave dhe kanë incentivuar investimet e sektorit privat. Krahas këtyre faktorëve, zgjerimi i aktivitetit është mbështetur edhe nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, besimi i konsumatorit dhe biznesit për të ardhmen, si dhe nga ambienti stimulues financiar,” tha Sejko. Sipas Guvernatorit, perspektiva ekonomike mbetet pozitive. “Aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, i nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit. Paralelisht me të, edhe punësimi e pagat pritet të vijnë në rritje, duke rritur mirëqenien e familjeve. Rritja e ekonomisë pritet të mbetet e qëndrueshme dhe pranë potencialit, çka do të mundësojë një nivel presionesh të brendshme inflacioniste në linjë me objektivin,” tha Sejko.

Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57
Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19
Top Channel/ Frenon çmimi i banesave, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
23/09 20:08