Top Channel/ Britania, 10 mln paund Palestinës. Sunak: Qytetarët atje, viktima të Hamasit
16/10/2023 19:34

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak foli sot në parlament për konfliktin izraelito-palestinez. Sunak njoftoi se gjashtë shtetas britanikë janë konfirmuar të vdekur dhe 10 të tjerë janë të zhdukur pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor ndërsa bëri thirrje që Egjipti të ndihmojë në evakuimin e shtetasve të huaj nga Gaza. “Ne po punojmë me vendet fqinje për evakuimin e qytetarët tanë në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Unë kam folur në mënyrë specifike me Presidentin e Egjiptit për mbështetjen e civilëve që të largohen nga Gaza nga vendkalimi kufitar Rafa, i cili aktualisht mbetet i mbyllur”, tha kryeministri britanik. Zoti Sunak tha në fjalën e tij se Izraeli gëzon të drejtën për t'u përgjigjur me forcë sulmit të Hamas "në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar". Ai gjithashtu thotë se Mbretëria e Bashkuar qëndron në krah të myslimanëve britanikë dhe njofton një rritje të ndihmës për palestinezët, duke thënë se "ata janë gjithashtu viktima të Hamasit". "Jam krenar që ne jemi ofrues afatgjatë dhe të rëndësishëm të ndihmave humanitare për popullin palestinez. Në mes të këtij konflikti po e rrisim ndihmën tonë me një të tretën, me një mbështetje shtesë prej 10 milionë paund. Me këtë ndihmë synojmë t’i vimë sadopak në ndihmë krizës akute humanitare që po shpaloset atje. Ne duhet të mbështesim popullin palestinez sepse edhe ata janë viktima të Hamasit.", tha kryeministri Rishi Sunak ndër të tjera.

Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03 19:45
Top Channel/ Sulmohet baza italiane në Kuvajt, përshkallëzohet tensioni, Irani i përgjigjet Trump
15/03 19:43
Top News – Izraeli investon në armatë. 827 milionë dollarë për blerje emergjente ushtarake
15/03 18:30
Top Channel/ Zelensky: Po shantazhohem nga BE/ “Duan të hap tubat për naftën ruse”
15/03 14:57
Top News – Mizori në luftën e Iranit / Papa Leoni dënon dhunën, kërkon armëpushim
15/03 14:56
Top News – Të paktën edhe tre javë luftë / ‘Mijëra objektiva të mbetura në Iran’, Izraeli vazhdon
15/03 14:52
Top Channel/ “Nuk janë kushtet për paqe”/ Trump reagon pasi Irani kërcënoi se do vrasë Netanyahun
15/03 14:42
Top News – Luftanijet e aleatëve në Hormuz / Trump bën kërkesën, 16 anije të sulmuara deri tani
15/03 13:27
Top News – ‘Zgjohet’ Kina, rrethon Tajvanin / Avionë luftarakë në ishull pas mungesës së pazakontë
15/03 13:05
Top News – Armë vdekjeprurëse, por ‘tërheqëse’ / Kim Jong un teston lëshuesin e raketave bërthamore
15/03 13:05
Top News – Kërkon para në këmbim të ndihmës / Zelenski dërgoi ekspertët e dronëve në Lindjen e Mesme
15/03 13:03
Top News – Qindra dronë ukrainas mbi Moskë / ‘Kremlini në shënjestër, mbrojtja ajrore ‘në aksion’
15/03 13:03
Top News – Kharg, ‘ishulli i ndaluar’ i Iranit/ Zemra e industrisë së naftës të Iranit në shënjestër
15/03 12:22
Top News- Do godasë Khargun ‘vetëm për qejf’/ Trump kërcënon qendrën e eksportit të naftës të Iranit
15/03 11:58
Top Channel/ Trumpi u kërkon ndihmë aleatëve/ Thirrje për anije luftarake në Hormuz & kritika për…
15/03 11:46
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA/Plani për të ndihmuar aleatët në Lindjen e Mesme
15/03 11:44
Top Channel/ Shuhet në moshën 96-vjeçare filozofi Habermas/ Gjermani që nuk heshti kurrë për Kosovën
15/03 10:59
Top Channel/ Zvicra ndalon dy avionë amerikanë/ Reagon qeveria: Na e dikton ligji i neutralitetit
15/03 10:36
DIGITALB DIGITALB