Top Channel/ Brenda shtëpisë së djegur ku u asfiksua çifti i të moshuarve. Tentuan të dilnin, por…
16/11/2021 22:19

Zjarri masiv që përfshiu një banesë në fshatin Hllumo, pjesë e bashkisë Dropull i ka marrë jetën një çifti të moshuarish, të cilët kanë mbetur të asfiksuar brenda saj. Top Channel mëson se viktimat janë çifti Irakli dhe Fotini Panajoti të moshës 87 dhe 83 vjeç. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin në banesën e tyre në fshatin Hllomo të Dropullit është bërë oxhaku i shtëpisë, pasi fshati kishte disa ditë pa energji elektrike. Të moshuarit ishin përpjekur të dilnin nga banesa, por dyshohet janë asfiksuar nga tymi shumë pranë derës kryesore. Banesa kishte rreth 10 m3 dru të thatë që i përdornin për oxhakun brenda saj çka ka favorizuar zjarrin. Fshati Hllomo gjendet në skajet e qarkut të Gjirokastrës në një zonë të thellë malore pranë kufirit me Greqinë dhe forcat zjarrfikëse e policia kanë arritur atje rreth 2 orë pas marrjes së njoftimit për shkak të terrenit të vështirë. Sipas kreut të zjarrfikëseve të Dropullit, Alqi Kosta aktualisht janë duke u vënë nën kontroll flakët që kanë djegur rreth 50% të banesës. Fqinjët nuk kanë mundur t’i ndihmojnë të moshuarit, pasi zjarri ka qenë masiv dhe i menjëhershëm.

Top News – Ndërkombëtarët në Kushtetuese. Berisha: Shkelje e ligjit. Gjykata nuk është parlamenti
12/11 11:53
Top Channel/ Biznes narkotikësh pranë shkollave, momenti kur policia mësyn në banesën e të rinjve
12/11 11:45
Top Channel/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ish-deputetja paraqitet në SPAK
12/11 11:44
Top Channel/ “Shteti juaj është për ibret” Alushaj debat në komision me Braçen, nuk kam shtet privat
12/11 11:16
Top News – Çifti shqiptaro-grek me çanta hashashi. Kapen në flagrancë në Kostur, sekuestrohet droga
12/11 10:56
Top News – Hiqet licenca e ‘Kurum’. Kompanisë i bllokohet aktiviteti për mbetjet toksike
12/11 10:36
Top Channel/ Kallëzimi për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, Sali Berisha paraqitet në SPAK
12/11 10:21
Top News – Një tjetër grua në krye të SHISH. Begaj dekreton ish këshilltaren e Kryeministrisë
12/11 10:08
Top News – Reshjet rrëzojnë gurët në rrugë. Bllokohet për disa minuta Rruga e Kombit, hiqen inertet
12/11 09:43
Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32