Edhe kjo e mërkurë e gjeti një grup qytetarësh para ministrisë së Arsimit, ku edhe njëherë u kërkua largimi I kryeministrit Edi Rama. Studentët, pedagogë e qytetarë u mblodhën për të përsëritur edhe njëherë kërkesën e tyre të panegociueshme. Ndonëse ishte thirrur një protestë kombëtare, pas asaj të së shtunës, numri I pjesëmarrësve nuk ishte shumë I madh. Ndërkohë policia kishte marrë të gjitha masat duke u vendosur në gatishmëri në rast se do të kishte përplasje e tensione sërish. Pas disa orësh, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. Edhe njëherë ata u vendosën para godinës së qeverisë duke artikuluar kërkesat e tyre: Largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe më pas organizimin e zgjedhjeve.