Top Channel/ Borxh i ri, 500mln €/Qeveria po përgatitet për të marrë borxh & shlyer borxhin e vjetër
24/06/2021 19:41

Ashtu siç kishte paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar në fund të vitit të kaluar, Shqipëria po bëhet gati të dalë në tregjet ndërkombëtare për marrjen e një Eurobondi të ri prej 500 milionë euro. Financat kanë nisur punën për kërkimin e një konsulenti ligjor që do të udhëheqë qeverinë në realizimin e këtij operacioni, i pesti për Shqipërinë i këtij lloji. Në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, propozohet që operatorët që do të shfaqin interes për konsulentë ligjorë që do të asistojnë dhe këshillojnë ekzekutivin duhet të kenë edhe ekspertizë në ligjin anglez dhe atë federal të letrave me vlerë ccka lë të kuptohet se euro nuk është monedha e vetme me të cilën mund të emetohet eurobondi i ardhshëm. Një vit më parë qeveria emetoi eurobondin e katërt me vlerë 650 milionë euro, ku 450 milionë euro do të shkonin për shlyerjen e borxhit të vjetër, ndërsa pjesa tjetër për të mbuluar nevojat e pandemisë Covid-19. Dalja në tregjet ndërkombëtare për të kërkuar borxh vjen në një moment kur globi po përballet me një krizë të thellë si pasojë e pandemisë dhe kërkesa për financime do të rritej ndjeshëm, ccka mund të vështirësonte kushtet për marrjen e tij me interesa më të favorshme. Edhe pse treguesit kryesorë të ekonomisë kanë shfaqur një përmirësim në raport me një vit më parë dhe qeveria është zotuar të ulë nivelin e borxhit publik, kjo e fundit duket gjithnjë e më e vështirë në kushtet kur vendi po bëhet gati të marrë një hua të re.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41