Nafta ka shënuar në tregjet botërore çmimin më të ulët në 11 muaj, duke arritur në horizontin e 81 dollarëve për fuçi dhe 870 dollarëve për ton të naftës për makina. Prej më shumë se dy javësh tashmë, çmimi i saj qëndron nën kufirin e 1000 dollarëve për ton. Kjo rënie drastike vjen pas rënies së kërkesës nga Kina, importuesi më i madh në botë, për shkak të trazirave kundër masave të Covid dhe vendosjes së një çmimi tavan nga Europa për naftën ruse.