Top Channel/ Bomba për të vrarë Messin, alarm edhe për Ronaldon! E vërteta që u mbajt e fshehtë
07/08/2026 22:16

Një dosje e madhe sigurie ka zbuluar një seri kërcënimesh serioze që kanë shoqëruar zhvillimin e Kupës së Botës, ku mes objektivave të mundshëm kanë qenë edhe yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Dokumenti, i publikuar nga mediat spanjolle, përshkruan disa incidente të rënda sigurie, përfshirë kërcënime për sulme me bomba dhe tentativa për të cenuar sigurinë e ekipeve dhe lojtarëve. Një nga rastet më alarmante lidhej me kombëtaren e Argjentinës. Para ndeshjes ndaj Jordanisë, një person telefonoi në aeroportin e Dallasit dhe pretendoi se ai dhe dy persona të tjerë do të sulmonin stadiumin me bomba artizanale dhe armë zjarri. Sipas raportimeve, kërcënuesi përmendi në mënyrë të veçantë edhe Lionel Messin si objektiv. Një tjetër kërcënim u shfaq para sfidës së Argjentinës ndaj Egjiptit, ku një person publikoi mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale duke pretenduar se do të hynte në stadium me eksplozivë të lidhur në trup për të sulmuar Messin. Gjatë një prej ndeshjeve, një telefonatë tjetër alarmoi policinë, pasi një person pretendoi se kishte vendosur bomba në ambientet e stadiumit. Autoritetet kryen kontrolle të gjera me specialistë antieksplozivë dhe qen të trajnuar.

Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36
Top News – Ndeshja me Finlandën/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Luis Hasa
01/10 19:10
Top Channel/ Shqipëria hap Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni i Maran
26/09 20:03
Top Channel/ Maran debuton me kuqezinjtë, trajneri kërkon vendosmëri, ndeshja në DigitAlb
26/09 12:17
Top Channel/ Dueli me Bjellorusinë në Digital, Maran: Shqipërisë i duhen rezultate
25/09 20:01
Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07
Top Channel/ Sam Barrott i Premier League arbitron Shqipëri-Bjellorusi të shtunën në Tiranë
24/09 15:36