Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Izrael përpara votimit të pritshëm në OKB të draftrezolutës së SHBA që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin e izraelitëve të marrë peng nga Hamasi. Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara mbështesin apelet për një pushimzjarri të shpejtë në territorin e gjunjëzuar nga konlikti, në një kohë kur më parë i kishin bllokuar kërkesa të tilla nga ana e OKB-së.