50 persona janë arrestuar në një operacion ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës, të shtrirë në pjesë të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Europol njoftoi se të dyshuarit lidhen gjithashtu me vrasje, rrëmbime, sulme me armë zjarri dhe granata dore në disa vende evropiane.