Top Channel/ Bledi Çuçi thirret në prokurori, ish-ministri sqarime për vjedhjen e 50 ton metaleve
06/07/2024 19:39

Ish-ministri i Brendshëm njëherësh kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi do të të japë deklarime në Prokurori më 15 korrik në orën 12:00. Burime tw Top Channel konfirmojnë se thirrja e tij është bërë nga Prokuroria e Beratit si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasi e të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për shpërdorim detyre. Mësohet se Çuçi është evidentuar në biseda me drejtuesin e Kombinatit Mekanik të Poliçanit Erion Zylyftari i cili ishte edhe drejtues i PS-së në Poliçan. Ish ministrit i ka mbërritur fletëthirrja në banesën e tij në kryeqytet dhe duhet të paraqitet detyrimisht në prokurorinë e Beratit. Bëhet fjalë për mbi 50 ton metale në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ku është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm, thonë burime nga organi i akuzës. Ndërkohë, janë bërë edhe audite rreth dëmit ekonomik për të cilat është vënë në dijeni edhe ministria e Mbrojtjes. Duke qenë se dosja përfshin edhe emra të zyrtarëve të lartë, në varësi të hetimeve do të mbahet një qëndrim në vijim nëse do ti kalohet ose jo për kompetencë SPAK-ut. Gjithçka ka nisur në fund të dhjetorit të 2020 kur kombinati u mbyll, ndërsa Krimi Ekonomik kishte nisur një hetim të thelluar mbi zhdukjen e rreth 50 tonë tunxh. Hetimi ka evidentuar se lënda e parë dyshohet të jetë shitur nga ish-drejtuesit e ndërmarrjes.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15