Fan Noli merr rrugën e gjatë nga Amerika dhe në 16 shtator 1920, mbërrin me anije në portin e Durrësit, por prefekti i Durrësit e pengon të zbresë në tokën shqiptare. Kështu e nis studiuesi Ilir Ikonomi vëllimin e dytë të biografisë së Fan Nolit, që përshkruan fillimin e viteve 1920, në folenë e grerëzave të politikës shqiptare, siç ai e quan.